Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
-Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij;
-G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka dëmtuar me sende të forta, për motive të dobëta, automjetin e shtetasit Xh. A.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Himarë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.