Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 21 qershor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë-Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Falë përdorimit të dronit evidentohet në terren të pyllëzuar, një ambient në të cilin ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar “Space”.Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga ajri dhe nga toka. Si rezultat i kontrolleve me dron, në fshatin Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Gjithashtu, në afërsi të këtij ambienti, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa.Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit F. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lalm, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.Vijon puna puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

DVP Gjirokastër-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi dyshohet se ky shtetas do të transportonte me automjet, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e  paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Këta 5 shtetas u gjetën në afërsi të vendit ku 48-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë.

-Përmet-Më datë 21.06.2022, në Komisariatin e Policisë Përmet, ka bërë kallëzim shtetasja V. P., pasi vëllai i saj, shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, është larguar nga banesa e prindërve të tyre më datë 18.06.2022, dhe nuk është kthyer më.Nga shërbimet e Policisë vijon puna për gjetjen e tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, gjetën në zgavrën e një peme, një armë zjarri pushkë dhe një sasi fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Tiranë-Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Yelloë pack” dhe “Plastic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.    Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Gjatë operacionit policor të koduar “Yelloë pack” u vu në pranga 1 shtetas dhe u sekuestrua 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.Gjatë operacionit policor të koduar “Plastic” u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Yelloë pack” dhe “Plastic”.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yelloë pack” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 46 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.Në rrugën “Asim Vokshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 46 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plastic” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike  kokainë, gati për shitje.Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bulqizë – U referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për vlerësim, për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke punuar në një subjekt minerar është dëmtuar lehtë në dorë. Pas mjekimit në spitalin e Bulqizës, shtetasi A. S. është larguar për në banesë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 61 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, me 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të arrestuar.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësit të Policisë është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 5 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i rënies zjarr, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tij.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Fyerja”, “Vepra të turpshme”, “Përndjekja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 9 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, si dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.