Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga dhe 1 drejtues mjeti.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim e datës 18.06.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg“ për veprat penale “Mashtrimi më shumë se një herë”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim E. Xh., 40 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 05.07.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale ”Ushtrim prostitucioni”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. Q., 49 vjeç, pasi më datë 13.06.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në automjetin e shtetasit K. G.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasi R. I., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
– – – –
Më datë 18.06.2022, shtetasi F. K., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi K. K., 68 vjeç, i cili vuan nga skleroza. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.