Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton:
Hapen aplikimet për pranim në një funksion ndihmës në Policinë e Shtetit, në pozicionin Inspektor, ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio/ Video, në Institutin e Policisë Shkencore -punonjës administrativ-klasa-III-b.
Aplikimet fillojnë më datë 20.06.2022 dhe përfundojnë më datë 25.06.2022.
Aplikimet dhe dorëzimi i dokumentacionit, të bëhet në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në pozicionin, Inspektor, ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio/ Video, në Institutin e Policisë Shkencore, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
 - Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
 - Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional;
 - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
 - Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
 - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
 - Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
 - Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
 - Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
 - Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
 
Kritere të veçanta:
Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për pozicionin, Inspektor, ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio/ Video, në Institutin e Policisë Shkencore:
- Të ketë arsim të lartë, niveli “Master Shkencor” në Shkenca të Informatikës, Shkenca Elektronike dhe Teknologji Informacioni;
 - Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
 - Njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike të demonstruara si dhe në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
 - Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e veprimtarisë kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi;
 - Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën kompjuterike;
 - Aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të veprimtarisë kompjuterike;
 - Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
 - Të jetë i specializuar në fushën e ekspertimit kompjuterik si dhe të jetë i liçensuar nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese që përdor sektori për kryerjen e ekspertimeve kompjuterike.
 
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
 - Fotokopje të kartës së identitetit;
 - Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
 - Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
 - Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
 - Certifikatë familjare;
 - Vërtetim nga gjykata;
 - Vërtetim nga prokuroria;
 - Raport mjeko-ligjor;
 - Fotokopje e librezës së punës;
 - Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
 
Punonjësi në pozicionin, Inspektor, ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio/ Video, në Institutin e Policisë Shkencore, kryen këto detyra specifike:
- Asiston shefin e Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio/Video ne lidhje me kryerjen e ekspertimeve Kompjuterike dhe Audio/Video .
 - Kryen ekspertime kompjuterike dhe Audio/Video.
 - Merr pjesë në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe në veprimet e rëndësishme kriminalistike ku përfshihen prova dixhitale, kur kërkohet ndihmë nga strukturat e policisë gjyqësore, prokurorisë apo laboratorët rajonal të Policisë Shkencore.
 - Kryen detyra administrative dhe teknike në të gjitha aspektet e veprimtarisë së ekspertimit kompjuterik;
 - Identifikon nevojat për përmirësimin dhe përditësimin e metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike dhe kurrikulës së trajnimit të ekspertëve kriminalist dhe policisë gjyqësore në fushën e provave dixhitale;
 - Kryen në mënyrë aktive studime dhe hulumtime kriminalistike, në lidhje me çështjet e ekspertimit kompjuterik, zbatimit të metodikave dhe rishikimit e përmirësimit të vazhdueshëm të tyre;
 - Ndjek në mënyrë periodike trajnime të vazhdueshme për mbajtjen koherente të njohurive të tij me zhvillimet teknologjike dhe metodat e reja ekzaminuese si dhe merr masa për njohjen me çdo material si udhëzues, manuale, botime, etj, të ofruara nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike.
 - Paraqitet në Gjykatë për interpretim konkluzionesh.
 
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit:
 
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);
- Intervista:
 
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Intervista të zhvillohet më datë 01.07.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në orën 10:00.
