Kapshticë – Policia Kufitare ndalon 1 shtetas në kërkim, të dënuar me 1 vit burg

Goditen edhe 2 raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 09.10.2019, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Gjithashtu, po nga këto shërbime, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procedurës së skanimit të dy mjeteve, kamionit tip “Scania” me drejtues shtetasin Sh. L., 43 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Laç dhe kamionit tip “Man”, me drejtues shtetasin M. K., 58 vjeç, banues në Elbasan, u gjetën të fshehur 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetasit e lartpërmendur, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.