DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. T., banues në Vlorë, pasi më datë 18.11.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 28 ditë burgim për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke ndërtuar një beach bar, në vendin e quajtur Livadh, Himarë pa lejen e organeve konpetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.