Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi E. P. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës;
– S. T., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit:
– N. S., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– R. A., 47 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Shtetasi R. A., gjatë një konlfikti për motive të dobëta, ka shtyrë nga parvazi i katit të dytë, fqinjin e tij, shtetasin M. A., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. M., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. D., 36 vjeç, R. M., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
– M. K., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—
Më datë 17.06.2022, shtetasi Xh. B., 34 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, së bashku me vajzën e saj të mitur, motra e tij, shtetasja E. B., 37 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tyre.
Gjithashtu, shtetasi A. M., 64 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja S. M., 22 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.