Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin M. D., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit P. M. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. D., më datë 12.06.2022, ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në banesën e shtetasit P. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. K., 45 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi J. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Ç., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. V., 45 vjeç, S. H., 40 vjeç dhe F. Sh., 60 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
-A. H., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin K. M., 79 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.