Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin Sh. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 58 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugën Shirgjan-Lixhë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-F. O., banues në fshatin Rrasë, Belsh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin në fshatin Rrasë, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
-E. Ç., banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vendin e quajtur “Ura e Bakallit”, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë ndalimin e shtetasit I. Q., 29 vjeç, banues në lagjen “Sporti”, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte të ndryshme, në magazinën e shtetasit A. Zh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë ndalimin e shtetasit E. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit R. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.