Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. K., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 13.06.2022, ka goditur me grusht shtetasin B. Xh. dhe e ka kanosur atë për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve S. N., 17 vjeç dhe M. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.