Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë-Finalizohet operacioni i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Sekuestrohen lëndë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht në gjendje të lirë djali tjetër.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Processing”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, shtetasi M. M., 16 vjeç.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Velipojë, Shkodër-Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarzë”.Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Gjenden dhe asgjësohen 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të territorit, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, falë përdorimit të dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizur operacionin “Luarzë”, gjatë të cilit është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Luarzë, Velipojë, Shkodër.Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Username”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.Përdorte të dhënat e shtetasve të tjerë për të hapur llogari false në rrjete sociale, vihet në pranga 39-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. V., se një shtetas hapte llogari në rrjetet sociale me të dhënat dhe fotot e saj personale, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Username” u ndalua, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, shtetasi:- E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë.Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, është duke hetuar të gjitha rastet e denoncimeve nga qytetarët, për keqpërdorimin e të dhënave personale për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale dhe çdo rast tjetër të falsifikimit kompjuterik, vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.
Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 14.06.2022, në fshatin “Babicë e Madhe”, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi A. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vlorë – Në vijim të informacionit paraprak të datës 14.06.2022, për shtetasin A. D., i cili u paraqit në spitalin e Vlorës, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu, pas marrjes së kallëzimit të tij, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh. N. (vëllai i shtetasit A. D.), i dyshuar si autor i dëmtimit të shtetasit A. D.
Dibër-Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, për shtetasit F. Gj. dhe A. GJ, 17 dhe 15 vjeç, banues në Tiranë. Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kryerja e veprimeve hetimore pas kallëzimi të shtetasit A. M., banues në Bulqizë, dyshohet se shtetasit F. Gj. dhe A. GJ. kanë hapur një adresë false në rrjete sociale, duke postuar foto të familjarëve të shtetasit A. M., me qëllim ofendimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë-Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “MDMA”.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.Goditet 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, cannabis sativa dhe tableta ekstazi.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas mbante droga të forta në vendin ku akomodohej, në Dhërmi, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Lipjanë.Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi, një sasi lënde të dyshuar narkotike MDMA dhe një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, goditën një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, në fshatin Shënvasil, Himarë, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 3 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit janë evidentuar 3 raste me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësit të Policisë janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 6 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, me 10 shtetas shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i rënies zjarr, për të cilin dyshohet se është aksidental, vijon puna nga ana e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tij.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të paidentifikuar dhe të larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.