Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar 2 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 324 masa administrative, konkretisht:
• 177 masa për parakalime të gabuara;
• 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
• 61 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
• 40 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂