DVP Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. u transportua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. A., 50 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Novosel-Panaja, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një fëmijë 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

-A. K., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.