DVP Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas

Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Vihen në pranga dhe 3 drejtues mjetesh.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin:

A. D., 62 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt, shtetasit:

G. L., 29 vjeç dhe E. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetet përkatëse, pa targa.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, mesditën e djeshme, në Fushë Krujë, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen V. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.