Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit në kërkim E. F., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. K., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– A. B., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.


Speclialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ditën e djeshme, në rrugën “Hasan Sufa”, ka goditur me grushte dhe me sende të forta (gurë), shtetasin R. N. 43 vjeç.

Speclialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. K., M. D. dhe P. I., të tre banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte 2 bashkëmoshatarët e tyre.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin B. G., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin J. B., 15 vjeç, banues në Bathore, pasi për motive të dobëta, ka goditur, me grusht, një shtetas të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.