Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:
-M. Xh., 22 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe A. I., 23 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin;
– H. G., 51 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke ndërtuar në pronën e tij, pa leje.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin S. K., 58 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi dyshohet se duke shpërdoruar tokën, ka hedhur inerte në pronën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme