Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– J. Ll., 19 vjeç, E. F., 24 vjeç dhe O. A., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– M. K., 49 vjeç dhe E. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– S. B., 62 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Kavajës, i është gjetur një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale;

– A. Sh., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të mjetit ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, i është gjetur një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– G. C., 20 vjeç, M. K., 19 vjeç dhe A. E., 19 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin K. R., 20 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. (G). Q. (L)., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të TEG-ut, ka goditur shtetasin G. J., 65 vjeç, banues në Myshqeta, të cilit i ka marrë mjetin dhe më pas është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. H., 41 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin P. N., 56 vjeç, me profesion avokat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Kombinat, rreth orës 21:00, ka goditur me mjet prerës shtetasin D. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.