Policia e Shtetit – Punonjësit e Policisë u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore

Ditën e sotme, maturantët në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij për gjuhën e huaj.
Policia e Shtetit mori të gjitha masat e nevojshme, duke nisur me shoqërimin e materialeve të provimit dhe ruajtjen e tyre pranë çdo zyre arsimore, në të gjitha qarqet e vendit.
Pranë çdo qendre provimi pati punonjës policie, në mënyrë që procesi i provimit të ishte i qetë dhe i sigurtë, përsa i përket detyrimeve ka që Policia e Shtetit, në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Gjatë gjithë procesit, nuk është evidentuar asnjë incident, përsa i përket rendit dhe sigurisë.
Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin, suksese në këtë provim dhe në provimet e radhës.
Policia është pranë jush për t’ju përcjellë rend dhe siguri, t’ju japë dorën miqësisht dhe t’ju ndihmojë në rast nevoje.
Dyert e Policisë së Shtetit janë gjithmonë të hapura për të rinjtë që kanë dëshirë për të konkurruar dhe për t’u bërë pjesë e saj.