Durrës – Vihen në pranga 6 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës ndaluan shtetasin B. A., 23 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me automjet, në shkelje të masës “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata. Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi F. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi B. A., 29-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin K. L., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasen S. Gj.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 32 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një dyqan.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës ndaluan shtetasin në kërkim A. T., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar në ngarkim të 25-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 53 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. Xh., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa targa dhe leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.