Policia Rrugore Kukës-Vijojnë kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 3 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 10 leje qarkullimi të drejtuesve të mjeteve që kishin masa administrative të pashlyera.

Janë bllokuar 4 automjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 208 masa administrative, konkretisht:

• 50 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 12 masa për parakalime të gabuara;
•12 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
•6 masa për përdorim të celularit;
•3 masa për xhama të zinj;
•125 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Kukësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂