DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në fshatin Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, cannabis sattiva.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për shtetasin M. Gj., 31 vjec, banues në Radhimë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka vendosur një kioskë në Radhimë, për të tregtuar artikuj të ndryshëm, pa leje.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 23 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet, duke qënë se nga verifikimet e kryera, automjeti rezultoi i vjedhur në shtetin italian.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Ksamil referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit: Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr:1, Ksamil, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit A. A., 49 vjeç; L. A., 46 vjeç dhe F. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.