DVP Elbasan
Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të cilat: 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1135 masa administrative, të ndara si vijon:
– 51 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 19 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 13 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 397 masa për parakalime të gabuara;
– 32 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 13 masa për tejkalim shpejtësie;
– 1 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 636masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.