Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Maliq/Informacion pararaprak-Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 05.06.2022, rreth orës 18:28, në lagjen “11Janari”, Vlorë, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E. H., rreth 42 vjeç,banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sarandë/Informacion paraprak-Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarrë në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Kakavije, Gjirokastër-U kap në flagrancë, në afërsi të PKK Kakavije, duke transportuar 2 shtetas, që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 54-vjeçari.Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kanë bërë arrestimin e shtetasit H. A., 54 vjeç, banues në Mallakastër.Ky shtetas u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë, me qëllim që të kalonin kufirin për në Greqi, në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Tiranë-Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunday”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.Vihet në pranga 1 shtetase e shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sunday”.Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetases: -Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Mallakastër-Një tjetër operacion antikanabis i finalizuar me sukses nga Komisariati i Policisë Mallakastër.Finalizohet pas një hetimi dyjavor, operacioni policor i koduar “River”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Gjenden dhe sekuestrohen 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi dyjavor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “River”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-E. G., 39 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica, u gjetën të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shtetasi E. G. u gjet, si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa.39-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Finalizohet operacioni policor i koduar “Last move”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last move”.Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Qerret, Kavajë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:- Alfred Mikeli, 45 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 18.12.2018, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 06.01.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.
Bulqizë-Tentuan të vidhnin në një subjekt minerar, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 33 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin I. V., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin disa mjete pune në pronësi të një subjekti minerar, në zonën e Martaneshit.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. B., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më parë nga ky shtetas.Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Lezhë-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 32 vjeç, banues në Tunizi, A. J., 21 vjeç, banues në Kosovë dhe K. M., 17 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit A. B., 19 vjeç, banues në Kosovë dhe I. Q., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit; shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe shtetasin D. K., 20 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Dhërmi/Informacion paraprak-Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 146 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 36 janë arrestuar, 96 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, me 9 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, prej këtyre janë 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 12 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, prej këtyre janë 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, ndërsa 7 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, si dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, me 3 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, me 6 shtetas të arrestuar.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet e paligjshme janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të ndaluar.
Në fushën e krimit mjedisor dhe shkatërrimit të pronës janë evidentuar 19 raste, njëri prej tyre i mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, ndërsa 18 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për ngjarjet me objekt zjarrvënien janë evidentuar 4 raste, për të cilat vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 15 raste, me 5 shtetas të arrestuar dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e uniformës”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Dhunimi i banesës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 6 shtetas të arrestuar, si dhe 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, me 1 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt kundërshtimin e vendimit të gjykatës janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 8 shtetas janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 32 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 15 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar me 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.