Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. T., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– D. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. R., 65 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë administrator në një firmë private, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë punëtori i firmës, shtetasi P. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.