Durrës – Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin K. L., 42 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka vjedhur automjetin e shtetasit N. J., 30 vjeç. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. L. iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, si dhe shpallën në kërkim djalin e tij, shtetasin M. P., 26 vjeç, banues në Krujë, sepse dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u ndalua shtetasi E. L., 21 vjeç, banues Derven, Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen L. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

E. B., 31 vjeç, Z. P., 47 vjeç dhe A. O., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.