Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Krujë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Bruz Zalli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë. Evidentohet nga droni duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Në pranga edhe një 39-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 45-vjeçarit. Gjatë kontrollit sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike kanabis, në formë boçesh. Asgjësohen me anë të djegies 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në territotin e fshatit Rranze, kishte të kultivuara bimë narkotike, shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bruz Zalli”, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e territorit. Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi S. H., i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi N. A., banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 45 vjeç dhe N. A., 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 40 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste: 1 rast i “Kanosja”, 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera më dashje”, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor të arrestuar në flagrancë ; 1 rast i “Vrasja”, me autor/ë ende të paidentifikuar.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të ndërtimit pa leje, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Shkatërrim prone”.
Është evidentuar 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 autor të proceduar në gjëndje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë”.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 autorë të ndaluar.
Është evidentuar 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve mjedisore, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të organizimit të lotarive të palejuara, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.