Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. P., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 25.05.2022, në një farmaci në qytetin e Fierit, ka këmbyer me lekë një kartëmonedhë të prerjes 100 euro, të dyshuar të falsifikuar, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një pistoletë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
—
Në datë 03.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 57 vjeç, banues në Fier, se në datën 31.03.2022, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Fier, i ka marë me anë të mashtrimit, me pretendimin për ta rregulluar në servis, automjetin tip “BMW”, të cilin nuk ia ka kthyer më.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.