Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Muriqani”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja.U kap në flagrancë me armë zjarri, vihet në pranga 43-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të amëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Muriqani”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi K. K., 43 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër.Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Berat-I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një shtetaseje, vihet në pranga 25-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Korçë/Informacion paraprak-Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Korçë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Dhërmi/Informacion paraprak-Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dhërmi/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për shtetasin A. P., 22 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, pasi ky shtetas shfaqet në një video të postuar në rrjetet sociale duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë si xhirimi i gomave dhe ndalimi në mes të rrugës, duke u bërë kështu edhe pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak-Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volksëagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.
Lezhë-Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.Gjenden dhe sekuestrohen në një banesë 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga pronari i banesës. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve, duke përdorur hetimet proaktive dhe duke vlerësuar informacionet e siguruara, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Kaluer, Njësia Administrative Ungrej, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.3 kg.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës, shtetasit P. Gj., 61 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan-Nuk zbatoi vendimin e gjykatës për të kryer shërbimin provë, por u largua në Gjermani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ndryshon vendimin dhe e dënon përsëri me 4 vjet burgim.Vihet në pranga 30-vjeçari në momentin e mbërritjes në Rinas, i kthyer deportiv nga Policia gjermane.Në aeroportin e Rinasit, Tiranë, shërbimet e Policisë Rinas, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, gjatë përpunimit të të dhënave të personave të kthyer deportiv, falë intervistimit të thelluar kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:-Klevis Agolli, 30 vjeç, banues në lagjen “Sporti”, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 26.07.2015, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Për këtë vepër penale ky shtetas ishte lënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan në shërbim provë.30-vjeçari nuk ka përmbushur detyrimin e caktuar dhe është larguar për në Gjermani, për pasojë Gjykata ka revokuar vendimin për shërbimin provë dhe ka ricaktuar për këtë shtetas dënimin me 4 vjet burgim.Gjithashtu, ky shtetas ka kryer një vjedhje në Gjermani, për të cilën ka vuajtur dënimin në Gjermani sipas përcaktimeve të Kodit Penal gjerman.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 101 shtetas, konkretisht: 12 janë ndaluar, 19 janë arrestuar, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt armëmbajtjen pa leje janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, prej këtyre janë 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 7 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet e paligjshme janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 9 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për ngjarjet me objekt zjarrvënien janë evidentuar 2 raste, për të cilat vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” janë evidentuar 5 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është evidentuar 1 rast, me 6 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ngacmimi seksual”; “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt kundërshtimin e vendimit të gjykatës janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 5 shtetas, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.