Policia Rrugore e Korçës – Vijojnë kontrollet për evidentimin e ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjithashtu në datat 31.05.2022 dhe 01.06.2022, falë masave të marra u sigurua mbarëvajtja e aktivitetit sportiv çiklistik “Turi i 79-të çiklistik i Shqipërisë”.

Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 3 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 675 drejtues mjetesh📝

8 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 11 masa për përdorim të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit.

24 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 164 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 152 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 302 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

#Për_më_shumë_siguri_rrugore