Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zimaj”. Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.
Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i hetimeve proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë dhe përdorimit të dronëve për kontrollin e territorit, është finalizuar operacionin policor koduar “Zimaj”.
Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist – roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.