Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D. X., 24 vjeç dhe për dy shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Soecialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. B., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, dhe punohet për kapjen e tij, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin B. O.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.