HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË NJË FUNKSION NDIHMËS NË DREJTORINË VENDORE PËR KUFIRIN DHE MIGRACIONIN VLORË

Hapen aplikimet për pranim në funksionin ndihmës “Magazinier” (për armatimin dhe të tjera), në Seksionin  e Shërbimeve Ekonomike, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë (punonjës administrativ-klasa-VI).

Aplikimet fillojnë më datë 30.05.2022 dhe përfundojnë më datë 03.06.2022.

Aplikimet bëhen në Seksionin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Vendore per Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Kriteret e pranimit në funksionin ndihmës, magazinier (për armatimin dhe të tjera), në Seksionin e Shërbimeve Ekonomike, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  9. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  10. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

Kritere të veçanta:

Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për pozicionin magazinier (për armatimin dhe të tjera), në Seksionin e Shërbimeve Ekonomike, në Drejtorinë Vendore per Kufirin dhe Migracionin Vlorë janë si më poshtë:

  • Të ketë arsimin e mesëm ose arsimin profesional.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi  të mira kompjuterike
  • Të ketë nje pervoje pune mbi 3 vite në profesion
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

Aplikanti të paraqesë, në Seksionin  e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në pozicionin magazinier (për armatimin dhe të tjera), në Seksionin e Shërbimeve Ekonomike, në Drejtorinë Vendore per Kufirin dhe Migracionin Vlorë, kryen këto detyra specifike:

  1. Asiston shefin e Seksionit te Shërbimeve Ekonomike, në lidhje me verifikimin dhe marrjen e materialeve, paisjeve TI., armatimin etj.
  2. Kryen të gjitha procedurat që lidhen me hyrje-daljet e bazës materiale, si dhe plotëson dokumentacionin në kohë.
  3. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprorët e tij, sipas akteve ligjore dhe nënligjore.

Procesi i konkurrimit përfshin:

  1. Jetëshkrimi i aplikantit:

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);

  1.      Intervista:

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).

Intervista do të zhvillohet më datë 10.06.2022, në ambientet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e  konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.