Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 28 maj 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Shtetit-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Extraction 4”.Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në kampet e përqëndrimit, në Siri. Në lidhje me këtë operacion ju informojmë se: Prej datës 19.05.2022 deri në datën 27.05.2022,  Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët kosovarë, është përfshirë në një operacion të koordinuar nga partnerët amerikanë, për identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në kampet në Siri.Ky operacion u zhvillua në disa kampe famëkeqe si Al-Hawl dhe Roj, si dhe në kampe të tjerë.Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët amerikanë dhe forcat kurde u bë e mundur identifikimi dhe gjetja, në kampet Al-Hawl dhe Roj, e 13 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 4 gra dhe 9 të mitur.Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë  në  kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.Edhe në fazën e katërt të këtij operacioni u pa qartë se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale për të punuar si e barabartë me partnerët në luftën kundër terrorizmit,  ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit .Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me ata strategjikë, me qëllim identifikimin, lokalizimi dhe riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet famëkeqe të Sirisë

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Camel”, bënë kapjen e shtetasit V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, shtetasi F. M., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar shtetasit V. M. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Outside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ushtronte përsëri këtë veprimtari kriminale, vihet në pranga 32-vjeçari.Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Vaqarr.Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kodër Shkretë”, me doza me lëndë narkotike cannabis sativa.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, 32-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit.    Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kurbin-Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Light”, si rezultat i të cilit goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura.Sekuestrohen 57 kg bimë të dyshuara narkotike, të grira e të vendosura në proces tharjeje brenda një banese si dhe 100 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara jashtë saj.Vihet në pranga pronari i banesës.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi proaktiv disajavor, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Light”, si rezultat i të cilit është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi Y. T., 29 vjeç, banues në lagjen “Drita”, Mamurras, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje. Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Y. T.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Shkodër / Informacion paraprak-Me datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e  veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë.Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s,  në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin  e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore.Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë.Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 113 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 13 janë arrestuar, 74 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, me 1 shtetas të ndaluar.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste: 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Kanosja”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 7 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe është evidentuar 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; “Punësimi i paligjshëm”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, me 1 shtetas të ndaluar.

Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, si dhe 3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale: “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; 1 rast i “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe 2 raste të veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të ndaluar.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për ngjarjet me objekt zjarrvënien janë evidentuar 3 raste, për të cilat dyshohet të jenë aksidentale, vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 10 raste, prej këtyre janë 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 8 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 7 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 5 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 shtetas të ndaluar dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të arrestuar.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 3 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 11 shtetas, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.