Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. Sh., 50 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2022, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer dhe 5 ditë burgim, nga dënimi.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:
– A. Gj., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi ka dëmtuar barin në pronën e shetasit N. K., 59 vjeç, banues fshatin e Babicë e Madhe;
– E. H., 48 vjeçe, banuese në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen F. T., 29 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti, shtetasi A. T., 40 vjeç, banues në Vlorë, se 29-vjeçarja ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.