Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sipas planit të monitorimit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, u zhvillua takimi mbi ecurinë e projektit COMOBILION-“Rikonstruksioni i PKK Qafë-Botë dhe rehabilitimi i zonës përreth”, i miratuar nga Programi Ndërkufitar INTERREG IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”.
Takimi u drejtua nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programit Interreg IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Autoriteti Menaxhues i Programeve të Bashkëpunimit Territorial Evropian, Zyra e Kontrollit të Nivelit të Parë Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Planifikimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës, dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit si partner përfitues.
Pasi Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Shtetit, Drejtues i Parë Zenel Hyka i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe shprehu konsiderata për bashkëpunimin e vazhdueshëm, takimi u zhvillua sipas axhendës së përcaktuar.
Zoti Giorgos Papadopoulos (koordinatori i Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit), vlerësoi punën që është bërë nga Policia e Shtetit për progresin e projektit dhe falenderoi stafin e angazhuar në këtë projekt.
Në këtë takim u analizua ecuria e projektit dhe u përcaktuan masat për përfundimin e projektit brenda afatit.