Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin J. M., 66 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi R. K., 40 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, se është punësuar nga 66-vjeçari dhe ky shtetas nuk i ka paguar në institucionet përkatëse, kontributet shoqërore, shëndetësore, si dhe pagesat për të cilat kishin rënë dakord.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin E. Xh., 39 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi dyshohet se ka trafikuar motomjetin tip “Triumf”, duke qënë se, nga verifikimet e kryera, motomjeti rezultoi i vjedhur në shtetin italian më datë 29.01.2022. Motomjeti u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. J., 19 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin J. K., 69 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili levizte me biçikletë. 69-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me grusht shtetasin G. R., 32 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.