Nga shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 56 vjeç, banues në Maqellarë. Ky shtetas ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që Gjykata i ka caktuar bashkëshortes së tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 33 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
—
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 31 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë specialist pyjesh pranë bashkisë Bulqizë, pasi nuk ka përmbushur detyrat funksionale për kontrollin e pyjeve në territorin e bashkisë Bulqizë. Në territorin e kësaj bashkie, në vendin e quajtur “Përroi i thatë”janë gjetur rreth 20 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të prerjes së lëndës drusore.
—
U referuan materialet procedurale në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi A. B., 39 vjeç, banues në Burrel, duke punuar në vendin e quajtur “Gurorja e Mermerit”, aksidentalisht është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.