Policia e Shtetit
Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Masat e detajuara të marra nga Policia e Shtetit bënë të mundur shmangien e incidenteve ndërmjet tifozëve të dy skuadrave dhe u sigurua mbarëvajtja e Finales së UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përsa i përket rendit e sigurisë.
Policia e Shtetit falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen.