Dokumentohet një vjedhje tjetër që është kryer nga këta shtetas.
Sekuestrohen disa nga pajisjet e vjedhura dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që Policia e gjeti në banesës e njërit prej të arrestuarve.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. K., 32 vjeç dhe R. V., 28 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 23.05.2022, gjatë natës, kanë vjedhur mjete të ndryshme pune në serën e shtetasit A. B., në fshatin Polovinë, Kuçovë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në datën 29.04.2022, kanë vjedhur pjesë makine dhe vegla pune, në garazhin e shtetasit Sh. L.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, që u gjet nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.