Shkodër/Reagim

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për një shtetas të plagosur me armë zjarri në Shkodër, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë kanë nisur kontrollet dhe patrullimin në zonën ku pretendohej se kishte ndodhur plagosja.

Si rezultat i veprimeve të shpejta rezultoi se shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, ka deklaruar se nuk ka patur asnjë konflikt dhe postimi është i rremë, dhe është postuar nga shtetasi A. P., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër është bërë shoqërimi i shtetasit G. S. në ambientet e DVP Shkodër për sqarimin e plotë të rrethanave të postimit dhe vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. P. që ka bërë njoftim të rremë në rrjetet sociale.