Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. H., 64 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
• Më datë 01.04.2022, dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit N. H.
• Më datë 21.04.2022, dyshohet se ka vjedhur 2 televizorë dhe një korrëse bari, në banesën e shtetasit Z. H.
• Më datë 18.05.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, 3 aparate celularë dhe një objekt dekorativ, në banesën e shtetasit B. M.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Sofo Skëndaj, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 18.11.2021, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer edhe 1 vit e 6 muaj burgim, nga dënimi.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin Ë. D., 26 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi D. Ç., 46 vjeç, se për motive të dobëta, 26-vjeçari e ka kanosur atë me thikë.
——-
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja A. Z., 42 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se është larguar nga banesa, vajza e saj, 15 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.