Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit, 21-23 maj 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Finalizohet operacioni i koduar “Dealers 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dealers 2”, gjatë të cilit janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. R., 36 vjeç, banues në Shijak dhe J. D., 26 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi E. R., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike heroinë, e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.Shtetasi J. D., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një aparat celular.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cloned key”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes së automjeteve.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Vidhnin automjete duke përdorur çelësa të klonuar, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së automjeteve, me anë të çelësave të klonuar.Sekuestrohen një automjet i dyshuar i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cloned key”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të shtetasit L. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur targa të dyshuara të vjedhura, një shkop gome, një radio policie dhe çelësa makinash. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të parkuar në këtë subjekt, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi E. S. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, duke dalë jashtë banesës.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie, një aparat celular dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Dibër- Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , përgjatë javës  kanë evidentuar dhe goditur 5 raste. Si rezultat nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër është arrestuar në flagrancë shtetasi M. Gj., pasi  është konstatuar duke drejtuar mjetin furgon në gjendje të dehur, të ngarkuar me lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: H. D.,  H. L., A. D., pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.Gjithashtu ka filluar procedimi penal dhe për shtetasin P. Gj., pasi është konstatuar duke  transportuar me një automjet  lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Gjirokastër-Morën 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, por gjatë rrugës u vodhën me dhunë një shumë parash dhe aparatet celularë.Identifikohet dhe vihet në pranga nga Policia, njëri prej autorëve të dyshuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.Sekuestrohet një shumë parash dhe sende personale të emigrantëve të paligjshëm.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, pas njoftimit të marrë se disa persona u kishin marrë më dhunë një shumë parash, sendet personale dhe celularët, 11 emigrantëve që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasit A. O., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.21-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Këta shtetas i kanë shoqëruar deri në afërsi të fshatit Mashkullorë, emigrantët, me automjetet e tyre, më pas i kanë nxjerrë nga automjetet dhe iu kanë vjedhur me dhunë, një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 277 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 66 janë arrestuar, 166 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 35 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit është organizuar dhe vijon veprimatinë e tij, operacioni policor i koduar “Golden bullet”, në kuadër të të cilit janë ekzekutuar 18 urdhra arresti, si dhe janë shpallur në kërkim 14 persona, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit. Gjithashtu, janë evidentuar 26 raste të tjera: 4 raste të veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë; 8 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe 7 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja”, 1 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 7 raste të veprës penale “Dmëtime të tjera me dashje”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë,

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe nga 1 rast i veprave penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Prostitucioni”, me 1 shtetas të ndaluar.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, me 1 shtetas të ndaluar

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 19 raste të dhunës në familje, me 10 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të arrestuar.

Janë evidentuar 3 raste për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, njëri prej tyre i bashkëshoqëruar me veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 9 rastet e tjerë rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 2 shtetas të arrestuar.

Në fushën e veprave penale me objekt zjarrvënien janë evidentuar 7 raste, 2 prej të cilëve rezultojnë 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për 5 rastet e tjera vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 19 raste, prej këtyre janë 7 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 1 rast ka mbetur në tentativë, gjithashtu me autorë të paidentifikuar, ndërsa 11 rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 3 të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vjedhja me dhunë”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë; 1 rast i veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë si dhe me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar gjithashtu, 1 rast i veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 2 shtetas të arrestuar.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 10 rastet e tjerë rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 9 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 30 aksidente, si pasojë e të cilave janë shënuar 3 viktima dhe 42 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 53 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 21 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 33 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.