Elbasan – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 6 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 59 vjeç, banues në fshatin Rrushbull, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në fshatin Topojan, Cërrik, gjatë kontrrollit në stallën e bagëtive iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen A. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Shushice, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me shuplakë në fytyrë, kunatën e saj shtetasesn V. K.

Specialistët e Hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit :

-I. K., dhe M. K., 17 vjeç, banues në fshatin Prrenjas, Librazhd, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi gjatë një konflikti për motive të dobta kanë goditur me grushta shtetasit M. K., dhe B. K.

-F. Ç., 59 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, për veprën penale “Kanosja”, pasi në fshatin Drakostunjë, Librazhd, për motive të dobta ka kanosur me fjalë shtetasen N. Ç., 13 vjeçe.

-M. D., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshatin Dardhë, Librazhd, u konstatua se ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët e Hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit :

-P. S., 54 vjeç, banues në fshatin Tregan, Elbasan , për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, u kap duke transportuar 4 m3 lëndë drusore me mjetin kamioçin tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës.
—-
Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasi N. G., 43 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, se i është larguar nga banesa dhe ka humbut kontaktet me vëllain e tij shtetasin E. G., 45 vjeç, i cili punonte si bari në qytetin e Vlorës. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.