Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin P. F., 49 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin në kërkim A. L., 34 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit L. H., në lagjen nr.13, Durrës, të ndodhur më datë 19.05.2022.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 61 vjeç, banues në fshatin Pjeshkë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa targa dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.