Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Three”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:
– Rigers Mahmuti, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.