DVP Vlorë – Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka vjedhur me thyerje, 1 aparat celular dhe sende me vlerë, në automjetet në pronësi të shtetasve N. Z. dhe M. M.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit që ky shtetas ka me qira, iu gjet dhe iu sekuestrua një aparat celular, i cili përdorej për lojëra fati të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:

– A. M., 33 vjeç, banues në Berat dhe D. D., 40 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi kanë kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme;

– I. B., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.