Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. V., 50 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi i ka ofruar punonjësit të Qarkullimit Rrugor, një shumë parash, për të shmangur masën administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.