DVP Elbasan – Procedohen penalisht 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin G. B. dhe i ka demtuar automjetin, me sende të forta.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-I. P., 60 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Belsh, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin P. P. dhe i ka dëmtuar telin e energjisë elektrike;

-A. P., 22 vjeçe, banuese në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasen G. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.