Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve që transportojnë nxënës shkollash

Policia Rrugore e Tiranës 🚔🚨

Kontrolle të befasishme në automjetet e transportit të nxënësve të shkollave, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, të cilët kryejnë shkelje agresive në rrugë. 🚌🚔👮🏻‍♂️👮🏻‍♀️

Duke vlerësuar faktin që shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, gjatë kësaj periudhe, organizojnë ekskursione brenda dhe jashtë qytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme, në orare dhe vende të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e këtyre drejtuesve të mjeteve, të cilët kryejnë shkelje agresive në rrugë, gjatë transportit të nxënësve.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’u siguruar nxënësve, një transport sa më të sigurtë, i janë nënshtruar testit të alkoolit, 23 drejtues të mjeteve të ndryshme që transportojnë nxënësit nëpër shkolla apo për ekskursione, brenda dhe jashtë qytetit.

Janë proceduar penalisht 4 drejtues të këtyre mjeteve, të cilët pas kryerjes së testit të alkoolit, kanë rezultuar se drejtonin automjetet, nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.