Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 44 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit B. Ç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Gj., 21 vjeç dhe G. L., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. M., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 17.05.2022, shtetasi I. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, ka kallëzuar se në rrugën “Ded Gjo Luli”, një shtetas i paidentifikuar, e ka goditur me mjet prerës dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.